SHPATI PRISTE QË NITA TA SHPËTONTE NGA NOMINIMI/ Nita i kthehet ashpër: Pse nuk i the Deas… – AlpeGossip
SHPATI PRISTE QË NITA TA SHPËTONTE NGA NOMINIMI/ Nita i kthehet ashpër: Pse nuk i the Deas…

SHPATI PRISTE QË NITA TA SHPËTONTE NGA NOMINIMI/ Nita i kthehet ashpër: Pse nuk i the Deas…

Nita dhe Shpati kanë pasur një debat mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”. Shkak është bërë zinxhiri i shpëtimit, ku këngëtarja nuk tha emrin e saj për ta shpëtuar nga nominimi.

Disa prej banorëve janë habitur me zgjedhjen e Nitës, e cila vendosi që të thoshte Fotininë. E duke qenë se asnjë nuk tha emrin e Shpatit, as Dea Mishel, ai është në nominim me Luizi, Elvisin dhe Antonetën.

Ndërkohë në lidhje me debatin, Shpati i tha Nitës se ‘ti e kuptove që jemi të nominueshëm’ dhe ajo i kthehet ‘se pse nuk e shpëtoi Dea’.

Pjesë nga biseda:

Shpati: Ti ishe e fundit që e kuptove që unë dhe këta të tjerët jemi të nominueshëm. Kaq

Nita: E pse këta nuk e kuptuan?

Shpati: Nuk e kanë kuptuar se ishin në fillim. Dea ka qenë në fillim

Nita: Pse prite veç prej meje me kuptuar dhe ata jo?

Shpati: Nuk prita, veç prita prej teje

Nita: Pse nuk e prite prej Deas por e prite prej meje, seriozisht? Pse nuk të zgjodhi Dea po unë? Pse nuk i the Deas pse nuk më zgjodhe? Pse nuk pyeti siç i bën 100 pyetje Arbanës, a nominoheni e të zgjidhte ty, pse nuk e bëri?

Shpati: Nuk ka argument dhe po ma kthen përgjigjen me pyetje