“KOKË E KËMBË I DASHURUAR”/ Alfio: S’e harroj ndjesinë kur pashë Fatmën për herë të parë – AlpeGossip
“KOKË E KËMBË I DASHURUAR”/ Alfio: S’e harroj ndjesinë kur pashë Fatmën për herë të parë

“KOKË E KËMBË I DASHURUAR”/ Alfio: S’e harroj ndjesinë kur pashë Fatmën për herë të parë

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi me historinë e veçantë të dashurisë, të cilën e mbajtën të fshehtë nga syri i publikut për dy vite.

Gjithçka mes tyre nisi në studiot e televizionit “InTV”, ku punonin së bashku, por në emisione të ndryshme. Pëlqimin dhe romancën e lindur mes tyre që në takimin e parë çifti e ka treguar në një intervistë për “Revista Class”.

“Ishte koha kur, gjatë fazës së pushimeve, të gjithë moderatorët duhet të bënin një fushatë publicitare. Alfio, ndërkohë, kishte një vit që punonte në televizion me një projekt të jashtëm, InLife, xhirimet e të cilit bëheshin në një vilë nga Kalaja e Petrelës. Aty u takuam për herë të parë.”- tregon Fatma.

“Kam parë ca detaje që më bënë përshtypje, atë fjongon kështu, ajo lulja në kokë… Nuk e harroj dot ndjesinë që pata kur e pashë për herë të parë”- rrëfen Alfio, duke lënë të kuptohet se i kanë lindur ndenja për Fatmën që në momentin e parë që janë ndeshur së bashku.