“Si ishte të punoje me Luanën?”, mjaftoi kjo pyetje që situata të nxehej në “Xing me Ermalin” ku sot është i ftuar Gent Hazizi. “Luana? Oh se më…”, u shpreh aktori dhe nisi të zbërthente xhaketën.
“Fillojnë të zbërthehen njerëzit kur flasin për Luanën”, tha Ermal Mamaqi dhe filloi të zhvishej gjithashtu.
“Ishte ndonjë cik e egër apo duket si e egër?”, vazhdoi pyetjen Ermali. “Nuk është absolutisht e egër”, u përgjigj Genti teksa zbërthehej.
Dy aktorët bënë publikun të shpërthejë në të qeshura teksa komunikonin duke zbërthyer kopsat e këmishave.