Ajo është e bukur dhe mjaft seksi. Fjalën e kemi për modelen shqiptare, Ada Deda. Vajza e ish-deputetes së PD-së Albina Deda, në çdo dalje të saj tërheq vëmendjen për sharmin dhe elegancën. Tani do ta shohim edhe në një projekt mjaft ambicioz. Ada do të jetë prezantuese e spektaklit Miss Universe Albania 2018. Lajmin e bën publik vetë mamaja e saj, e cila si çdo nënë uron më të mirën për të bijën.
“Adën pervec studimeve në gazetari dhe modelingut
do ta shohim si moderatore në
Miss Universe Albania 2018.
Suksese ♥️”, shkruan ish deputetja në profilin e saj.