“S’KAM BËRË DEKLARATA QË…”/ Zbulohet prapaskena, Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes (VIDEO) – AlpeGossip
“S’KAM BËRË DEKLARATA QË…”/ Zbulohet prapaskena, Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes (VIDEO)

“S’KAM BËRË DEKLARATA QË…”/ Zbulohet prapaskena, Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes (VIDEO)

Antonela, konkurrentja më e re e “Përputhen” ka ndezur debate me deklaratën e saj se është në emision për Mevlanin! Kjo deklaratë shkaktoi xhelozinë e Ledjanës për Mevlanin. Kamerat në backstage filmuan momentin kur Mevlani i shkonte nga prapa Ledjanës që të sqaroheshin, por ajo preferoi të largohet.

Pjesë nga biseda në ‘backstage’:

Mevlani: U bere xheloze ti? Ca halli ke ti, të kapi xhelozia? (Nis ta ndjek nga mbrapa)

Ledjana: Ik po të them, po marr taksinë. Ik, ik, e kam seriozisht.

Mevlani: U mësuan këto që iu shkojnë të gjithë nga mbrapa.

E menjëherë pas këtij regjistrimi, nis sërish debati në studio mes tyre. Ledjana i mëshon fjalëve që Mevlani ka thënë se është në emision për atë dhe Melisën.

Mevlani: Para dy javësh kur kam thënë që jam vetëm për 2 vajza për momentin.

Ledjana: E thua në moment dhe e ndryshon nesër

Mevlani: Skam bërë deklarata që do dal me ty dhe përfundon. Nga vajzat që ishin në studio, ke ngel vetëm ti, se njëra s’vlen më (për Melisën). Ka ardhur Antonela dhe ka shpreh një pëlqim ndaj meje, pse mos ta njoh edhe atë.

Mevlani: Këngët nuk bëhen përditë, e kam ndjerë për ty sepse e ndjeva. Nuk kam siguri se ti do dalësh me mua.

Ledjana: Nuk kam deklaruar që jam vetëm për 2 meshkuj këtu. Kam thënë që kam pëlqime.