“GJATË SHTATZANIZË PATA…”/ Adelina Tahiri zbulon dëshirën për një tjetër fëmijë dhe se çfarë e pengon – AlpeGossip
“GJATË SHTATZANIZË PATA…”/ Adelina Tahiri zbulon dëshirën për një tjetër fëmijë dhe se çfarë e pengon

“GJATË SHTATZANIZË PATA…”/ Adelina Tahiri zbulon dëshirën për një tjetër fëmijë dhe se çfarë e pengon

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Tahiri ka qenë pasditen e djeshme në një lidhje direkte në emisionin e pasdites me Rudinën.

Ajo ka treguar se si është vetizoluar me bashkëshortin dhe djalin e vogël, duke treguar kështu kujdesin maksimal në këtë situatë delikate.

Megjithatë ajo tregoi dhe se dëshiron të ketë një familje të madhe dhe se shumë shpejt po mendon për një fëmijë tjetër. Adelina zbuloi se gjatë shtatzënisë së parë ka pasur mjaft probleme, ndaj dhe kjo i ka shtuar pasiguritë për shtatzëninë e radhës.

Tahiri shtoi po ashtu se ndihet shumë e lumtur tashmë dhe se sa herë djali e thërret mami, i duket sikur është ende në ëndërr dhe nuk mund ta besojë.

Adelina tregoi duke qeshur dhe se ishte grimuar posaçërisht për bisedën, pasi prej ditësh ka qëndruar mjaft natyrale në shtëpi./revistawho.com