Ai është një imazh i njohur për publikun shqiptar, jo si këngëtar, por si një dizajnues. Ardi Asllani tregoi se është shumë i zoti në punën që bën, kur tregoi në Nju-Jork koleksionin e tij në maj të 2017-s, kushtuar qyteteve shqiptare.
Por duket se ai ka një tjetër talent, për të cilin nuk ishin në dijeni as kolegët e tij. Ardi Asllani publikoi një foto ku qëndron përpara mikrofonit në një studio muzikore.
“Projekt i ri, së shpejti. Në Studion muzikore të Kaçinarit”, shkruhet në mbishkrimin e fotos.
Për këtë postim nuk jemi çuditur vetëm ne, por të gjithë të famshmit të cilët shprehën habinë dhe uruan Asllanin për këtë vendim.