Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj është shtatzënë për herë të parë. Ajo është në pritje të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në mars të vitit 2021.
Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë Afërdita pak ditë më parë, me anë të postimeve në rrjete sociale. Sot ajo ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit dhe ka zbuluar të reja nga kjo periudhë.
Afërdita ka treguar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe deri tani nuk ka patur asnjë shqetësim. Po ashtu ajo ka zbuluar reagimin e të shoqit kur i ka thënë që do të bëhet baba.
“Ai nuk po e besonte dot! Unë po bërtisja dhe i tregova testin, ai tha unë nuk e besoj deri sa doktori të thotë që “PO””, ka treguar Afërdita.
Këngëtarja ka rrëfyer se bebi ka qenë në planet e tyre, prandaj dhe janë ndjerë shumë të lumtur.
Përsa i përket emrit të foshnjës, çifti ende nuk e kanë menduar dhe duket se kjo do të jetë pjesa më e vështirë.