Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.
Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës.
Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.
Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze.
Duke nënvizuar rëndësinë e të dëgjuarit të trupit, AgroWeb.org ju sjell më poshtë 6 simptoma që nuk duhen injoruar në mënyrë absolute.
Rënia E Papritur Në Peshë
Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi.
Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë.
Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz.
Kanceri për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë.
E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, SIDËN apo hepatitin C.
Nishanet Që Ndryshojnë Ngjyrë
Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Asnjëherë!
Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit.
Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit shpesh ‘flenë mbi dafina’ pavarësisht nishaneve.
Gjumi I Tepërt
Nëse flini më shumë se 9 orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë.
Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë.
Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me haluçinacione.
Kolla E Vazhdueshme.
Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm.
Mund të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.
Dhimbjet Abdominale Në Pjesën E Poshtme Të Anës Së Djathtë
Nëse këto dhimbje zgjasin për ditë të tëra apo janë shumë të forta atëherë duhet të shkoni tek mjeku.
Këto dhimbje mund të tregojnë probleme me apendisitin që sigurisht nuk duhet injoruar në asnjë moment.
Dhimbjet Kronike
Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj.
Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku.
Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm./