“OBJEKT PËR T’UA KUJTUAR LAKONINË…”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet shkrimtares: Mos justifikoni përdhunuesit, përdhunimi s’vjen nga veshja – AlpeGossip
“OBJEKT PËR T’UA KUJTUAR LAKONINË…”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet shkrimtares: Mos justifikoni përdhunuesit, përdhunimi s’vjen nga veshja

“OBJEKT PËR T’UA KUJTUAR LAKONINË…”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet shkrimtares: Mos justifikoni përdhunuesit, përdhunimi s’vjen nga veshja

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ditën e djeshme ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale lidhur me veshjet e vajzave në ekranet televizive, ndërsa i ka cilësuar veshjet e prezantueseve të sportit si veshje diskotekash e plazhesh.

“Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur televizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”,” shkruan Açka.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar moderatorja e njohur e sportit Einxhel Shkira e cila shkruan se ky status justifikon përdhunimin. Sipas Enxhit është shokuese që në një kohë kur të gjithë po luftojnë ndaj këtij fenomoeni, një grua të flasë për pikërisht për veshjen.

Sakaq, moderatorja është shprehur se do të ishte më mirë nëse shkrimtarja do të fliste për lirinë dhe emancipimin e grave sesa për veshjen e tyre.

“Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe llogjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatoreve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejme zerin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hypi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin” shkruan moderatorja.

105019234_1358641244334167_4625793275879981735_n.jpg

12e324r.JPG

2.JPG