UPS, SI DO TË REAGOJË GENCI? Olsi Bylyku i futet në dhomë Eni Koçit (FOTO+VIDEO)) – AlpeGossip
UPS, SI DO TË REAGOJË GENCI? Olsi Bylyku i futet në dhomë Eni Koçit (FOTO+VIDEO))

UPS, SI DO TË REAGOJË GENCI? Olsi Bylyku i futet në dhomë Eni Koçit (FOTO+VIDEO))

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eni Koçi, është një ndër personazhet e cila muajt e fundit ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të lidhjes me reperin Genc Prelvukaj. Ata pranuan publikisht se janë prej disa kohësh në një marrëdhënie  dhe madje ishin dhe për pushime bashkë.

Mirëpo, pas pushimeve Eni lajmëroi që shumë shpejt do të sjell një këngë të re dhe ditën e sotme ka treguar që pjesë e këngës së saj do të jetë edhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku.

Eni ka publikuar pak më parë një video të shkëputur nga xhirimet e klipit ku ajo shfaqet e shtrirë në krevat, ndërkohë që Olsi futet në dhomë dhe e tremb atë duke i ndezur një z.jarr. Kjo video ka shkrirë së qeshuri ndjekësit, të cilët kanë treguar se mezi po e presin këtë bashkëpunim.