Pa makijazh dhe flokët e shkatërruar/ Lori Hoxha publikon momentet gallatë para dasmës së Sarës (VIDEO) – AlpeGossip
Pa makijazh dhe flokët e shkatërruar/ Lori Hoxha publikon momentet gallatë para dasmës së Sarës (VIDEO)

Pa makijazh dhe flokët e shkatërruar/ Lori Hoxha publikon momentet gallatë para dasmës së Sarës (VIDEO)

Okej, duket se gjërat po bëhen vërtetë serioze! Lori Hoxha sapo tregoi se ka vendosur që të hapë një kanal në “YouTube”, ku mund të tregojë detaje nga jeta e saj private.

Ajo e nisi pikërisht nga dasma e së motrës, Sarës, pasi publikoi një trailer të shkurtër nga momentet para ceremonisë.

Në video tregohen çaste të shkurtra nga mbërritja e saj me Sarën në vendin ku do të mbahej ceremonia, mbrëmja e pritjes, festa dhe për më tepër dy motrat që shfaqen në formën e tyre natyrale, pa makijazh.

“Filmuam këto video, ndërsa po përgatiteshim për dasmën e Sarës. Nuk ishim të sigurt nëse do ta shikonin ndonjëherë dritën e diellit, por vendosëm që të provonim këtë gjënë në YouTube. Është aq e vërtetë sa duket: të qeshurat, shakatë, flokët e shkatërruar. Shpresojmë ta shijoni dhe nuk më besohet që po e them këtë, mos harroni që të na ndiqni. Sot në orën 21:30”, shkruan Lori krah videos.