Sfida më e fundit në internet është #dollypartonchallenge. Përdoruesit e rrjetit kanë nisur të realizojnë kompozime prej 4 fotosh, duke zgjedhur nga një postim për: Facebook, Instagram, Linkedin dhe Tinder.
Personazhet shqiptare i janë bashkuar sfidës, ndërsa Flori Agalliu duket se është më ‘kreativi’ deri më tani. Për Facebook, Instagram dhe Linkedin, Flori ka vendosur të njejtën foto, ku shihet duke pozuar me syze dielli dhe xhup blu. Ndërsa, kur vjen puna për Tinderin, Agalliu ia di mirë vlerën llogarisë në këtë rrjet. Ai ka zgjedhur një foto ku nxjerr në pah trupin e palestruar, e këtë nuk mund ta linte pa koment.
“Unë s’kam Tinder meqë ra fjala”, ka shkruar Flori me humor, e megjithatë e bëri të qartë se nëse do të kishte, suksesi do ta ndiqte pas. /News31.al