“PO SHKATËRRON FAMILJEN MBRETËRORE”/ Reagon motra e Meghan: Asaj i intereson vetëm fama – AlpeGossip
“PO SHKATËRRON FAMILJEN MBRETËRORE”/ Reagon motra e Meghan: Asaj i intereson vetëm fama

“PO SHKATËRRON FAMILJEN MBRETËRORE”/ Reagon motra e Meghan: Asaj i intereson vetëm fama

Motra dhe babai i Meghan Markle kanë folur sërish në media menjëherë pas vendimit të Harry-t dhe saj për t’u larguar drejt Kanadasë dhe për të lënë detyrat mbretërore.

Samantha Markle, në një artikull në “British Sun”, akuzon motrën e saj se me këto veprime dëshiron që t’i bëjë dëm të madh Familjes mbretërore, madje shkon më tutje kur thotë se e motra zgjodhi pasurinë mbi familjen.

“Motra ime ra në Familjen mbretërore si një tornado … Qëllimi i saj është që të ketë famë dhe të jetë pjesë e Hollywood.

Ajo e ka poshtëruar babanë tonë në media. Thomas ishte vërtet një baba i mrekullueshëm”.

Samantha e ka kritikuar ashpër motrën e saj ndërsa u shpreh se ajo e dinte peshën që kishte ajo familje dhe se duhej t’i merrte parasysh të gjitha, nëse ishte apo jo e gatshme që t’u bashkohej:

“Mbretëresha 93-vjeçare nuk ka pse ta përjetojë këtë stres dhe të shikojë familjen e saj të shpërbëhet”.

Ajo thotë se e vetmja gjë që i intereson Meghan është fama dhe se ka frikë se do të gjejë ndonjëherë lumturinë e vërtetë, kënaqësinë brenda familjes:

“Unë e dua motrën time, por nuk më pëlqen personi që është bërë tani”.