Kejdi Mehmetaj zihet ngushtë për shpenzimet: “Po të kisha punuar në profesion do paguhesha më shumë. Por… – AlpeGossip
Kejdi Mehmetaj zihet ngushtë për shpenzimet: “Po të kisha punuar në profesion do paguhesha më shumë. Por…

Kejdi Mehmetaj zihet ngushtë për shpenzimet: “Po të kisha punuar në profesion do paguhesha më shumë. Por…

Kejdi Mehmetaj, është një nga deputetet më të reja të parlamentit. Sot ajo po konsumon mandatin e dytë si deputete, ndërsa për herë të parë hyri në parlament në vitin 2013 në moshën 19 vjeçare.

Në debatin e mbrëmshëm në “Debati në Channel One” temë diskutimi ishte dhe shumat e mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve

Kejdi Mehmetaj nuk e priti kur politologia Alida Karakushi tregoi me shifra konkrete shumën sa kishte shpenzuar për karburant dhe telefonata deputetja tani 25 vjeçare.

Alida Karakushi”: ” Kur lexoj se ka shpenzuar në vitin 2017, 2. 3 milionë të vjetra rimbursim karburanti dhe 2 milionë lekë të vjetra nga komunikimet telefonike që kompensohen nga taksat e qytetarëve nuk e di si mund të flasim për shtresat në nevojë etj”

Për tu mbrojtur Kejdi tha se ndaj saj nuk ishte bërë asnjë favor, sepse ajo merrte dietat që i takonin çdo deputeti dhe se po të punonte në profesionin e saj do të paguhej më shumë se në parlament.

Kejdi Mehmetaj: Vetëm për të sqaruar, ato nuk është se i kam shpenzuar unë. Eshtë pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj.

Alida Karakushi: Pashë që në koleg i juaji kiste harxhuar 62 milionë lekë e dieta për një vit.

Kejdi Mehmetaj: Është paga normale që merr çdo deputet

Alida Karakushi: Jo këto janë dieta

Kejdi Mehmetaj: Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë në çdo sektori tjetër të administrates.

Nora Malaj: Është e nivelit e zv/ministrit gati-gati.

Kejdi Mehmetaj: Dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip dietash ku futen shpenzimet për udhëtimet telefon etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon më shumë sa një rroga e .. nuk e di çfarë të them. Po të kisha punuar në profesionin tim, besoj do e kisha pasur një rrogë më të lartë.”

Në formularin e dorëzuar në KQZ, në 2017 ajo ka deklaruar se është ende studente e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por kur politologia pyet nëse është diplomuar ajo u përgjigj po.

Nuk e di se me çfarë page nis punën një i (e) sapodiplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Shqipëri por eksperienca e vetme e Kejdit deri tani është ajo e deputetes e cila veç pagës si të gjithë deputetët e tjerë merr dhe dietat.

Kuvendi i Shqipërisë e paguan një deputet me pagë neto 119 460 lekë (të reja) në muaj. Krahas pagës, deputetët kanë edhe një trajtim financiar shtesë për pjesmarrje në komisione dhe veprimtari të tjera. Po kështu deputeti përfiton rimbursim për telefon; rimbursim karburanti.