LA NAM ME ANGLISHTEN/ Pas Eurosong dy vajzat 11-vjeçare ironizojnë keq Jonida Maliqin (VIDEO) – AlpeGossip
LA NAM ME ANGLISHTEN/ Pas Eurosong dy vajzat 11-vjeçare ironizojnë keq Jonida Maliqin (VIDEO)

LA NAM ME ANGLISHTEN/ Pas Eurosong dy vajzat 11-vjeçare ironizojnë keq Jonida Maliqin (VIDEO)

Fituese e Eurovizion 2019 u shpall Holanda me këngën “Arcade” e kënduar nga këngëtari Duncan Laurence. Në vendin e dytë u radhit Italia me këngën “Soldi” të kënduar nga këngëtari Mahmood dhe vendin e tretë e mban Rusia me këngën “Scream” e kënduar nga Sergey Lazarev.

Me votat e jurive profesioniste Shqipëria u radhit në vendin e 18-të ndërsa nga votat e publikut mori 47 pikë duke qëndruar kështu sërish në vendin e 18-të.

Këngëtarja Jonida Maliqi, gjatë prezencës së saj në Eurovizion ka marrë edhe kritika. Këto kritika kanë lidhje më së shumti me nivelin e saj të anglishtes.

Mesa duket kritikat nuk kanë mbaruar dhe nuk kanë mjaftuar vetëm me ditët e Festivalit, e kjo pasi rrjeti e ka ironizuar keq Jonidën. Një video e publikuar sot, e cila është bërë edhe virale, shihen dy vajza afërsisht 11 vjeçe të cilat kanë ironizuar këngëtaren Jonida Maliqi.