“NUK DUA TË MË DUKET SIKUR NUK KAM BËRË ASGJË”/ Lori Hoxha ka gjetur një mënyrë për të kaluar ditët e izolimit (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DUA TË MË DUKET SIKUR NUK KAM BËRË ASGJË”/ Lori Hoxha ka gjetur një mënyrë për të kaluar ditët e izolimit (FOTO)

“NUK DUA TË MË DUKET SIKUR NUK KAM BËRË ASGJË”/ Lori Hoxha ka gjetur një mënyrë për të kaluar ditët e izolimit (FOTO)

Ditët e izolimit në shtëpi çdokush po i kalon ndryshe. E njejta gjë vlen dhe për përjetimin, mënyrën se si njerëzit e shohin këtë situatë që ndryshe cilësohet si e pazakontë.

Një nga mënyrat për të kaluar kohën është edhe përdorimi i rrjeteve sociale dhe Lori Hoxha u fokusua pikërisht këtu mbrëmjen e djeshme. Ajo vendosi të ndajë disa detaje me ndjekësit në rrjet, të cilët kanë patur jo pak pyetje. Si e kalon Lori një ditë karantine? “Zgjohem, dush, vishem që të më duket sikur dita ime ka një qëllim dhe ndodh të bëj dhe pak grim, përgatis kafe, hap laptopin dhe punoj në projekte që datën e përfundimit e kanë shumë afër, mbyll laptopin nga mungesa e motivimit, shoh film, ushqehem, pij edhe më shumë kafe”, ka shkruar Lori.

“A të pëlqen të qendrosh në këto ditë gjithë ditën me pizhama?”, ka qenë kjo një tjetër pyetje, për të cilën Lori ka sqaruar se preferon që pizhamat preferon t’i veshë para gjumit, në mënyrë që ta ndajë ditën dhe të mos i duket se nuk ka bërë asgjë. “Truke të vogla për ta përballuar”, ka theksuar ajo.
Pyetur lidhur me gjyshërit, trashëgimtarja e Top Channel i ka bashkangjitur edhe një mesazh përgjigjes: “Nuk i kam dhe më mungojnë shumë. Për ju që keni fatin t’i keni akoma, qendroni në shtëpi që t’i mbroni! Kanë nevojë për ju më shumë se kurrë.” /News31.al