Pas këngës “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Çakon, Xhensila Myrtezaj ka gati projektin e ri muzikor që pritet të kthehet në hitin e kësaj vere.
“Prive” bën të ditur se Xhensila është duke punuar me një këngë me ritme verore e temë dashurie
Kënga do shoqërohet me videoklip i cili do xhirohet jashtë Shqipërisë.
Madje këngën Xhensila do e publikojë para stinës së verës kështu që bëhuni gati këto ditë.
Kujtojmë që kënga e fundit ritmike e Xhensilës ishte “Çika çika” e publikuar 1 vit më parë e që theu rekord me shikime në Youtube.