PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Diellza flet për dasmën me basketbollistin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Diellza flet për dasmën me basketbollistin (FOTO+VIDEO)

PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Diellza flet për dasmën me basketbollistin (FOTO+VIDEO)

Pak muaj më parë, modelja dhe aktorja e njohur Diellza Kolgeci dha lajmin e bukur që është në pritje të fëmijës së parë me basketbollistin kosovar, Fisnik Rugova.

Ndonëse kanë një diferencë të madhe në moshë, çifti është shumë i dashuruar dhe pak javë më parë zbuluan për të gjithë gjininë e fëmijës që po presin. Ata shumë shpejt do të bëhen me një vajzë dhe e ftuar së fundmi në emisionin “SevenBizz”, Diellza ka zbuluar më shumë detaje për shtatzëninë.

Ajo ka rrëfyer se ka përjetuar shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe madje se dhe kanë zgjedhur emrin e fëmijës, mirëpo ende nuk duan që ta bëjnë publike. Ndër të tjera Diellza është pyetur dhe për planet që ka për martesë me basketbollistin, por ajo ka rrëfyer se nuk kanë në plan as të martohen dhe as të fejohen, por Fisniku i ka blerë asaj një super unazë me diamante për të simbolizuar dashurinë e tyre.

“Nuk jam tip shumë i dasmave sepse kemi shumë familje të madhe, dasma kërkon shumë përkushtim, organizim minimum dy tre muaj. Kërkon shumë angazhim dhe shumë stres, e di që do të ishte një kujtim i bukur, por nuk jam shumë tipi i këtyre gjërave.”, ka rrëfyer ajo teksa ka treguar dhe unazën.