SA ËSHTË RRITUR/ Bashkëshortja e Gaz Pajës pozon me djalin e tyre (FOTO) – AlpeGossip
SA ËSHTË RRITUR/ Bashkëshortja e Gaz Pajës pozon me djalin e tyre (FOTO)

SA ËSHTË RRITUR/ Bashkëshortja e Gaz Pajës pozon me djalin e tyre (FOTO)

Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira në tetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Dard.

Gazi dhe Ira e prezantuan Dardin me publikun në foton e publikuar ku uronin Vitin e ri. Që prej asaj kohe çifti ka preferuar t’i ruajë privatësinë të voglit duke mos e ekspozuar në rrjete sociale. Megjithatë së fundmi Ira ka publikuar një foto me Dardin pas kaq shumë kohësh dhe shihet se vogëlushi është rritur shumë.

Ndonëse nuk e ka treguar portretin e tij, Ira ka zbuluar se Dardi është një kopje e vogël e Gazit.