KANË NJË TIPAR TË PËRBASHKËT/ Ja cilat fondatina janë zgjedhja e duhur – AlpeGossip
KANË NJË TIPAR TË PËRBASHKËT/ Ja cilat fondatina janë zgjedhja e duhur

KANË NJË TIPAR TË PËRBASHKËT/ Ja cilat fondatina janë zgjedhja e duhur

Ka njerëz që preferojnë fondatina të lehta për grim natyral. Ka njerëz që s’përdorin fare fondatinë, por zgjedhin BB cream ose CC cream. Ka njerëz që përdorin fondatina që mbulojnë çdo imperfeksion te lëkurës. Ka njerëz që përdorin fondatinë me pak mbulim gjatë ditës dhe me shumë mbulim darkave. Nuk ka rëndësi në cilin grup jeni sepse fondatinat më të mira dhe më të shitura në botë bëjnë për të gjithë.

Tipari i përbashkët i këtyre formulave është mbulimi mesatar/i plotë. Një shtresë e bën lëkurën të duket si lëkurë, dy shtresa mbulon gjithçka dhe më shumë se dy e kthejnë fytyrën në një kanavacë ku mund të pikturosh ç’të duash.

1. Fenty Beauty Por Filt’r Soft Matte Longwear Foundation

Fondatinat më të mira në botë kanë një të

Fondatina e Fenty zgjat shumë, i reziston djersës dhe lagështirës së ambientit dhe i fal lëkurës rrezatim.

2. Armani Beauty Luminous Silk Foundation

Fondatinat më të mira në botë kanë një të

Kjo formulë është realizuar me pigmente të teknologjisë Micro-fil. Pigmentet qëndrojnë ngjitur pas lëkurës dhe efekti është natyral.

3. Lancome Teint Idole Ultra Wear Foundation

Fondatinat më të mira në botë kanë një të

Fondatina e Lancome zgjat shumë në lëkurë dhe nuk transferohet nga njëra sipërfaqe në tjetrën kur bie në kontakt me veshjet apo duart.

4. Estee Lauder Double Wear Stay-In-Place Foundation

Fondatinat më të mira në botë kanë një të

Njësoj si Lancome, por shtresat vihen sipër njëra-tjetrës më me lehtësi.

5. Charlotte Tilbury Airbrush Flawless Longwear Foundation

Fondatinat më të mira në botë kanë një të

Kjo formulë është matte, por ka përbërës që e hidratojnë lëkurën. Është rezistente ndaj djersës, lagështirës, ujit dhe transferimit.