“MË DURON SHUMË”/ Erik Lloshi flet për raportin me gruan pas martesës, planet për fëmijë (FOTO) – AlpeGossip
“MË DURON SHUMË”/ Erik Lloshi flet për raportin me gruan pas martesës, planet për fëmijë (FOTO)

“MË DURON SHUMË”/ Erik Lloshi flet për raportin me gruan pas martesës, planet për fëmijë (FOTO)

Vitin e kaluar këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore. Eriku kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij bukuroshe, Rominën. I ftuar së fundmi në emisionin “Glamour”, Eriku foli për raportin me bashkëshorten pas martesës dhe tregoi se ajo e duron shumë pasi ai duke qenë se është artist është shumë lunatik.

“Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krah. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”, u shpreh Eriku.

Këngëtari tregoi se ai dhe Romina deri tani nuk kanë asnjë plan për fëmijë, por çifti e mirëpresin një beb nëse vjen.