E kryqëzuan pasi u lut për grekët/ Valbona Selimllari u mbyll gojën komentuesve: Mjaft e bëtë…(FOTO) – AlpeGossip
E kryqëzuan pasi u lut për grekët/ Valbona Selimllari u mbyll gojën komentuesve: Mjaft e bëtë…(FOTO)

E kryqëzuan pasi u lut për grekët/ Valbona Selimllari u mbyll gojën komentuesve: Mjaft e bëtë…(FOTO)

Si shumë personazhe të tjerë të njohur dhe ish-Missi , Valbona Selimllari ka bërë së fundmi një postim në Instagram ku është lutur për tragjedinë e ndodhur ditët e fundit në Greqi. Ajo ka shpërndarë një foto të flamurit grek dhe mbi të ka shkruar: “Të lutemi për Greqinë”.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ana e fansave, të cilët kanë shpërthyer kundër saj duke i kujtuar racizmin që grekët kanë kundër nesh, por edhe vrasjen e shqiptarëve në Çamëri.

“Mos harroni genocidin me Çamërinë, nuk ka mëshirë për ta! Vranë gra shtatzëna, fëmijë, pleq dëbuan SHQIPËTARËT nga shtëpitë e tyre, dhe akoma vazhdojnë në një farë mënyre ta bëjnë duke pajisur Shqipet me pasaporta Greke, duke rritur numrin e Greqisë! Dhe ti mban zi???!! Vdekshin që të gjithë ata popull i ndyrë karma nuk harron!”, shkruan njëri nga ndjekësit.

Pas këtyre komenteve aspak pozitive, Valbona ka reaguar dhe ka shkruar: “O njerëz mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore. Keqardhje për çdo fatkeqësi dhe humbje… është kaq e thjeshtë”. “Se janë qenie njerëzore si ti dhe unë… ”.

Mirëpo ndjekësi nuk është ndalur dhe ja ka kthyer menjëherë: “Normal që janë por edhe krimet që kanë bërë kundër shqiptarve nuk harrohen kurrë”, ia kthen komentuesi.

Ndërsa ka pasur dhe nga ata që janë mërzitur me Valbonën pasi ajo shpërndau flamurin grek dhe për këtë arsye, ish-Missi ka reaguar duke u mbyllur gojën të gjithëve.

“Në fakt atë foto gjeta kollaj dhe nuk kisha atë qellim. Megjithatë me bën shume përshtypje qe nuk merreni me ngjarjen dhe dhimbjen njerëzore por me flamurin qe ne rastin konkret simbolizon vendndodhjen e tragjedisë njerëzore (po e përsëris)”.

“Vdekja si urohet askujt çfarëdo qoftë ai… atje ka pasur fëmijë nëna baballarë motra dhe vëllezër, unë kështu i shoh njerëzit, ty Greku ti ka fajet nga ata te kane ardhur gjithë te këqijat, se harrojmë se çfarë kafshësh janë njerëzit e këqij pavarësisht kombësisë se tyre…. ndaj ne këtë jete janë te ndare te mirët dhe te këqijtë… për fat te keq”, ka përfunduar Valbona.