FILLON SONTE/ Zbulohen dy banorë të Big Brother VIP – AlpeGossip
FILLON SONTE/ Zbulohen dy banorë të Big Brother VIP

FILLON SONTE/ Zbulohen dy banorë të Big Brother VIP

Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë sot në PrimeTime në Top Channel. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët disa emra të mundshëm të shtëpisë së famshme.

Kësaj here, burime të sigurta për “IconStyle.al” konfirmojnë dy emra:
Elhaid Cufin dhe mbesën e Bujar Nishanit, modelja Beniada Nishani.

Gjithashtu janë konfirmuar dy opinionistët: Arbër Hajdari dhe Belina Bodinakun.

Përveç disa konkurrentëve dhe opinionistëve janë zbuluar dhe detaje të tjera. Vetë Arbana ka treguar në InstaStory detaje për këtë reality-show që po pritet kaq shumë nga publiku.

-A do transmetohet në YouTube? Vetëm disa pjesë të përzgjedhur.
-A do ketë publik në studio? Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.
-A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote? Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.
–Sa opinionistë do ketë? 2
–Në cilat ditë do jenë dy lives show? Të martë dhe të premte.
–A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh? Jo, do ketë më shumë.
–A do ketë VIP nga Kosova? Sigurisht.

Mendohet se “Big Brother Vip” do thyej rekorde shikueshmërie e kësaj herë konkurrenca do jetë brenda kompanisë.
“Big Brother VIP” , “Për’puthen”, apo të dyja bashkë? Kush mund të triumfojë?
Kjo mbetet të zbulohet në vazhdim.