“SHUMË SKANDAL KËMBËT”/ Alketa Vejsiu nuk ia përton fanses: Jam krenare dhe…(FOTO) – AlpeGossip
“SHUMË SKANDAL KËMBËT”/ Alketa Vejsiu nuk ia përton fanses: Jam krenare dhe…(FOTO)

“SHUMË SKANDAL KËMBËT”/ Alketa Vejsiu nuk ia përton fanses: Jam krenare dhe…(FOTO)

Pak ditë më parë, Alketa Vejsiu postoi një sërë fotosh të pamjes së saj, të shkrepura gjatë spektaklit të “Dance With Me”.

Në njërën prej tyre Vejsiu i kërkonte ndjekësve të saj t’i thoshin çdo vërejtje që kishin dhe sugjerim që kishin në lidhje me programin, stilin e prezantimit apo veshjen e saj.
Mes qindra komenteve, vumë re se na kishte shpëtuar ky i mëposhtëmi, që në fakt meriton vëmendjen tonë vetëm për shkak të përgjigjes së dhënë nga Alketa.

Siç e shihni, një nga ndjekësit i ka vënë në dukje këmbët e saj me “defekt” dhe moderatorja, s’vonoi t’ja kthente në mënyrën më motivuese të mundshme.

Jam shumë krenare për to se kam qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja…Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)”- shkruan Alketa dhe s’mund të jemi më të frymëzuar se kaq