NUK DO TA BESONI/ E njihni këtë vogëlush? Sot është një politikan i njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
NUK DO TA BESONI/ E njihni këtë vogëlush? Sot është një politikan i njohur shqiptar (FOTO)

NUK DO TA BESONI/ E njihni këtë vogëlush? Sot është një politikan i njohur shqiptar (FOTO)

Ai është një ndër politikanët më aktiv në rrjetet sociale, i cili mban kontakt të vazhdueshëm me ndjekësit e tij të shumtë duke i njohur me të gjitha aktivitet e tij të përditshme.

Mëngjesin e sotëm ai është bërë nostalgjik dhe ka hapur albumin e familjes duke publikuar në Instagram një foto kur ka qenë i vogël së bashku me babin e tij të ndjerë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili duke u nisur nga zhvillimet e reja që po ndodhin në Amfiteatrin e Liqenit ka dashur të tregojë ndryshimin e madh që po pëson ky kënd i Tiranës.

“Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4 vjeç me tim atë. Falë punës titanike të Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë 🎭 Mos mungo sonte dhe merr me vete fëmijët, asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”, shkruan Erioni krahas fotos ku shfaqet së bashku me babin e tij.

Me këtë foto, e cila mbart kujtime të bukura për të, kryebashkiaku iu ka bërë ftesë të gjithëve që të marrin pjesë sot në inaugurimin e Amfiteatrit të Liqenit.