SHTATZËNË DHE NË GJENDJE KRITIKE/ Aktorja e famshme kthehet në shtëpi pas 1 jave në spital – AlpeGossip
SHTATZËNË DHE NË GJENDJE KRITIKE/ Aktorja e famshme kthehet në shtëpi pas 1 jave në spital

SHTATZËNË DHE NË GJENDJE KRITIKE/ Aktorja e famshme kthehet në shtëpi pas 1 jave në spital

Jessica Simpson po kalon një periudhë jo shumë të mirë. Ajo publikoi në ‘Instagram-in’ e saj një foto ku zbuloi se ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte kaluar javën në spital. “Pas një jave në spital nga bronkiti (hera e 4-t brenda 2 muajve), më në fund në shtëpi. Ka qenë e vështirë të kollitem për shkak të Birdie-t, por po shërohem dita-ditës”, ka shkruar aktorja. Jessica është shtatzënë me një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Birdie. Ajo gjithashtu sqaroi se vajza është monitoruar dhe është në një gjendje shumë të mirë. “Po numëroj ditët derisa të shoh buzëqeshjen e saj të ëmbël”, është shprehur Simpson. Jessica ka qenë shumë e hapur për problemet që mund të ketë një mama gjatë shtatzënisë, madje dhe në këtë situatë ka shprehur mbështetjen e saj për personat që mund të jenë në të njëjtën situatë. Kujtojmë që 28-vjeçarja është nënë e një vajze dhe një djali.