“MË E DHIMBSUR SE JETA”/ Elisa Spiropali bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e vajzës – AlpeGossip
“MË E DHIMBSUR SE JETA”/ Elisa Spiropali bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e vajzës

“MË E DHIMBSUR SE JETA”/ Elisa Spiropali bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e vajzës

Në familjen e Elisa Spiropalit sot ka festë, pasi vajza e saj Nalta mbush 4 vjeçe.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin i rezervoi të bijës një urim të veçantë në rrjetet sociale, ndërsa tregoi se tashmë vogëlushja është bërë “e zonja e vetes”.

Spiropali ndau një foto me vajzën, ku të dyja shikojnë në drejtim të detit, ndërsa shkruan:

“Nalta, sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vet. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron. Ta uroj këtë ditëlindje ty bija ime që mu shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka”.

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj, Salarjon Tota, u bënë prindër për herë të parë në 2015-n.