Meghan Markle ka vazhduar të dëshmojë se nuk do ta lejojë protokollin, që të ndikojë në stilin e saj. Ndërsa u shfaq me princin, Markle e shoqëroi Harry-n në eventin e tyre të parë zyrtar, e veshur me një kostum të zi.
Ish-aktorja u fotografua duke mbërritur në ceremoninë e “Endeavour Fund Awards”, një event serioz në nder të ushtarakëve dhe grave, mbrëmjen e së enjtes. Ajo mbante veshur një kostum të zi të dizajnuar nga “Alexander McQueen”, prej 1,820 paund, me këmishë të bardhë – dhe dukej fantastike.
Megjithëse veshja e saj ishte unike, zgjedhja e Markle për një kostum në vend të një fustani, e cila do të ishte tipike për një event të tillë, nuk është për t’u habitur. Duke marrë parasysh historinë e kohëve të fundit të princeshës së ardhshme, ajo gjithmonë ka tentuar që t’i largohet protokollit mbretëror, në mënyrë që të jetë vetvetja.
Duke mbajtur identitetin e saj, Meghan Markle më herët ka shkelur protokollin pasi u shfaq me flokët e çrregullt, apo me një çantë, në vend të një kulete.
Por pavarësisht nga zgjedhja e pazakontë, është e qartë se Markle është drejt të qenit një ikonë mode, pasi shumë nga veshjet e saj janë shitur menjëherë.
Nga ana tjetër, disa analistë thonë që ajo ka bërë zgjedhjen e duhur.
E fejuara e Harry-t zgjodhi të vishej në mënyrë të kuptueshme me një kostum për eventin e saj të parë, sepse nuk donte të “vidhte vëmendjen” nga Kate Middleton, e cila i magjepsi të gjithë me fustanin e të njëjtit dizajnues, “Alexander McQueen”, gjatë vizitës në Norvegji.