Njihuni me vitaminat më të rëndësishme që duhet të përdorë një grua – AlpeGossip
Njihuni me vitaminat më të rëndësishme që duhet të përdorë një grua

Njihuni me vitaminat më të rëndësishme që duhet të përdorë një grua

Vitaminat janë komponetët më të rëndësishëm që i nevojten organizmit të njeriut për të qënë i shëndetshëm. Ekspertët e OBSH-së kanë veçuar disa nga më të rëndësishmet, që çdo ditë duhet të jenë në tryezat e femrave. Vitaminat merren kryesisht përmes ushqimeve dhe kjo është idealja, edhe pse nëpër faramci ato i gjen dhe të përpunuara në kapsula.

Vitamina C jep rrit imunitetin, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në ripërtëritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë më shumë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, specat dhe luleshtrydhet. Tek grupi i vitaminave tejet të rëndësishme bën pjesë dhe B7 ose biotina është e nevojshme për të larguar stresin dhe ripërtërirë qelizat. Ata që kanë mungesa te theksuara të B7, vuajnë nga depresioni dhe anemia. Kjo vitaminë është më shumë e pranishme tek karotat, bananen, peshku dhe frutat e thata. Ndërsa vitamina A vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve dhe indeve të buta. Janë të pasura me të ushqime si qumështi, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.

Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar, stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e forttifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë. Edhe vitamina D ndikon në shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Kjo merret dhe pa ngrënë ushqime, pasi ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore.