A mundet një njeri pa dashuri të krijojë aq bukur?! Njihuni me Silvian, të fejuarën e Ermal Metës – AlpeGossip
A mundet një njeri pa dashuri të krijojë aq bukur?! Njihuni me Silvian, të fejuarën e Ermal Metës

A mundet një njeri pa dashuri të krijojë aq bukur?! Njihuni me Silvian, të fejuarën e Ermal Metës

Zemra ime është e rehatuar… Pa dashurinë nuk mund të krijojmë. Ajo është si dielli që edhe kur nuk e
shohim, kur nuk del, ekziston

Pas suksesit të mbrëmshëm të Sanremos, Ermal Meta u gdhi një yll shumë i famshëm në Itali dhe siç ndodh përherë me yjet e rinj, të gjithë duan të dinë më shumë. Sidomos duan të dinë për jetën private. A ka të dashur? Kë ka? Ku e ka? Sa kanë bashkë?

“Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq. Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”. Silvia Notargiacomo, zëri i famshëm i televizionit italian Rtl dhe Radio Zeta, është e fejuara e Ermalit që prej tetë vitesh. Ata bashkëjetojnë dhe dje, pas suksesit të Sanremos, ajo ka shkruar disa rreshta për dashurinë e saj, në Instagram.

“Ja lumturia: janë të gjitha ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar e ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”.

Silvia është 35 vjeç. Është e dashuruar me muzikën dhe radion. Ka filluar në 2002 aventurën në Magic TV duke drejtuar dhe ideuar programe. Prej 6 vitesh është zëri i RADIO 1 RAI. Mes shumë programesh, ka shkruar dhe folur për muzikën në Radio1Musica, On The Road, ka ndjekur disa edicione të Sanremos, Musicultura dhe Medimex dhe ka drejtuar në redaksinë sportive SabatoSport. Jeton në Milano dhe në shtator 2016 i është bashkruar familjes së RTL 102.5 duke drejtuar “Pomeriggio Zeta” në Radio Zeta.

Ata janë të dy aktivë në rrjete. Postojnë foto pa fund, por sa larg nga sytë e botës dashuria e tyre. Asnjë foto të dy bashkë duke shëtitur, duke u kapur përdore. Asnjë foto fundjave, plazhi, darke, shtëpie. Sepse u pëlqeka ta mbajnë vetëm për vete dashurinë. Dhe s’e kanë keq!