ÇFARË PO NDODH KËTU? Veprimi i ish-it të Gaga-s për Irinën sapo e ktheu situatën përmbys – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH KËTU? Veprimi i ish-it të Gaga-s për Irinën sapo e ktheu situatën përmbys

ÇFARË PO NDODH KËTU? Veprimi i ish-it të Gaga-s për Irinën sapo e ktheu situatën përmbys

Kjo histori nuk është trekëndësh, është një katërkëndësh dashurie i cili u copëzua dhe duket se mund të ndodhë ajo që dyshohet: që Lady Gaga dhe Bradley Cooper të nisin një marrëdhënie dashurie!

Javën e kaluar, Bradley u nda nga Irina, me të cilën ka një vajzë. (Ose më e saktë do të ishte, Irina u nda nga Bradley pasi sipas burimeve ajo e la atë.)

Në prill, Lady Gaga u nda nga i fejuari, agjenti Christian Carino.

Për të dyja rastet, burimet citojnë të njëjtat motive ndarjeje: Mungesë vëmendjeje nga ana e partnerëve (Bradley dhe Gaga) gjatë xhirimeve të filmit “A Star is Born” dhe më pas promovimit të tij.

E ndërsa të ftohesh me partnerin kur ke angazhime mund të konsiderohet normale, Lady Gaga dhe Bradley Cooper dhuruan një performancë shumë intime të këngës “Shallow” gjatë çmimeve Oscar në shkurt.


Menjëherë pas kësaj performance, Irina hoqi Gaga-n nga njerëzit që ndiqte në Instagram.

Burime pranë tyre treguan dje për  “People” se Gaga dhe Bradley kanë një marrëdhënie shumë të afërt dhe ndonëse është shumë herët për spekulime të tilla, nuk do ishte çudi sikur ata të përfundonin bashkë.

Sidoqoftë, dje qe edhe një ditë plot zhvillime në frontin e dy ish-ave Bradley dhe Irina, të cilët i treguan njëri- tjetrit se po vazhdojnë jetën single.

Aktori u fotografua për herë të parë duke bërë jetë nate që nga ndarja.

Kurse modelja ndau në Instagram disa foto të shkrepura në malet e Islandës, ku kishte shkuar për një shërbim fotografik.

Dhe jo vetëm: publikoi edhe një foto të vetën, pra me supertrupin e saj, si për t’i thënë Bradley-t: “Ja çfarë humbe”.

Kjo foto të dashur miq, u pëlqye nga ish- i fejuari i Gaga-s, Christian Carino!

Christian e ndjek Irina-n, kurse ajo nuk e ndjek atë.

Kjo i shtohet gjithë situatës tejmase të ndërlikuar, për ta bërë shumë më tepër të ndërlikuar… Kjo paska qenë jeta.