“KËNGJA JOTE E FUNDIT…”/ Anxhelina i bën publikisht një ftesë Era Istrefit për bashkëpunim, ja si ja kthen këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
“KËNGJA JOTE E FUNDIT…”/ Anxhelina i bën publikisht një ftesë Era Istrefit për bashkëpunim, ja si ja kthen këngëtarja (FOTO)

“KËNGJA JOTE E FUNDIT…”/ Anxhelina i bën publikisht një ftesë Era Istrefit për bashkëpunim, ja si ja kthen këngëtarja (FOTO)

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja kishte ndjerë realisht mungesën. Kështu këngëtarja vendosi të mos ndalej më dhe së fundmi ka publikuar një tjetër këngë.

Dy ditë më parë këngëtarja lançoi “No Drama”, që po ashtu u pëlqye shumë.

Anxhelina shfaqej mjaft sensuale dhe shumë e kanë krahasuar me artiste me famë botërore, si Beyonce, për cilësinë e këngës, zërin e saj dhe videoklipin. Tashmë Anxhelina duket se i ka hyrë sërish me kokë muzikës e madje ka filluar të mendojë edhe për bashkëpunime.

Së fundmi ajo ka bërë një “intervistë” të shkurtër me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë të lirë për ta pyetur për çdo gjë që ishin të interesuar. Dikush nga fansat e saj i ka shkruar: “Një bashkëpunim me Era Istrefin do ishte perfekt!”.

Anxhelina i është përgjigjur pozitivisht pyetjes së ndjekësit dhe për këtë gjë ka vënë në dijeni edhe Erën.

Pse jo! E vlerësoj Erën shumë si femër dhe si artiste”, është përgjigjur Anxhelina.

Këtë koment të saj e ka ripublikuar Era në profilin në Instagram, që po ashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të Anxhelinës për bashkëpunim.

Edhe unë zemër! Kënga jote e fundit është zjarr”, ka shkruar Era.

Përderisa asnjëra nga vajzat nuk e përjashtoi bashkëpunimin si mundësi, nuk do të ishte çudi që në të ardhmen t’i shihnim në një projekt të përbashkët, që me siguri do të ishte një bombë e vërtetë.