“NËSE NUK MËSOJ…”/ Dojna Mema paska një hall, nëse nuk plotëson këtë kusht Vlashenti nuk do i propozojë me unazë diamanti – AlpeGossip
“NËSE NUK MËSOJ…”/ Dojna Mema paska një hall, nëse nuk plotëson këtë kusht Vlashenti nuk do i propozojë me unazë diamanti

“NËSE NUK MËSOJ…”/ Dojna Mema paska një hall, nëse nuk plotëson këtë kusht Vlashenti nuk do i propozojë me unazë diamanti

Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë. Vlashenti publikoi në Instagram një video me moderatoren, një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve.

“Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire 💜@dojnamema”, shkroi ai.

Tashmë që lidhja e tyre është bërë publike, Dojna dhe Vlashenti nuk rezervohen më dhe ndajnë shpesh në rrjete sociale disa momente “funny” teksa qëndrojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi Dojna ka postuar në Instagram disa video, në të cilat shihet duke kënduar këngët më të njohura të Vlashentit. Këtë moment të dya ata e kanë shijuar në maksimum, pasi shfaqen duke qeshur me të madhe me njëri-tjetrin.

Dojna ka treguar me shaka se Vlashenti e ka detyruar të mësojë këngë shkodrane, sepse përndryshe nuk do i propozojë kurrë.


“Më ka thënë që nëse nuk mësoj këngët shkodrane nuk ma sjell diamantin”, ka shkruar moderatorja.

Më pas ajo ka publikuar një video tjetër, në të cilën shfaqet duke mësuar me Vlashentin si të flas me theks shkodran. Edhe këtë provë ajo e ka kaluar me sukses dhe ka dëshmuar se është gati të shkojë nuse në Shkodër.

Dojna ka rrëfeyer më herët se ajo dhe Vlashentin kanë 3 vite bashkë dhe se për asnjë moment nuk janë fshehur, sepse në rrugët e Tiranës janë shfaqur gjithmonë bashkë si çift.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.”

Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë.”