SHQIP APO ANGLISHT/ Ja si do këndojë Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (VIDEO) – AlpeGossip
SHQIP APO ANGLISHT/ Ja si do këndojë Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (VIDEO)

SHQIP APO ANGLISHT/ Ja si do këndojë Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (VIDEO)

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” është shpallur fituesja e edicionit të 57-të të Këngës në RTSH. Kjo këngë me tekst të Eriona Rushitit do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision.

E ftuar në emisionin “Trokit” ditën e sotme Jonida foli për emocionet pas fitores në këtë kompeticion të rëndësishëm shqiptar dhe ndër të tjera këngëtarja zbuloi se kënga e saj do të këndohet shqip në Izrael.

Jonida tha se pas disa diskutimeve me stafin e saj, ata vendosën që këngën përfaqësuese ta çonin në Eurovision në gjuhën shqipe, ashtu siç u krijua.

Mesa duket pas suksesit të Eugent Bushpepës vitin e kaluar në Eurovision i cili gjithashtu këndoi shqip edhe Jonida do të ndjekë hapat e tij.