MOMENTET E ËMBLA ME DUAM/ Miriam Cani na zbukuroi ditën me këtë VIDEO – AlpeGossip
MOMENTET E ËMBLA ME DUAM/ Miriam Cani na zbukuroi ditën me këtë VIDEO

MOMENTET E ËMBLA ME DUAM/ Miriam Cani na zbukuroi ditën me këtë VIDEO

Në janar të këtij viti, dy këngëtarët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë.

Miriami solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Duam.

Duami dhe Ameli janë bërë kryefjala e jetës së çiftit, të cilët tashmë po kalojnë të gjithë kohën e mundshme në karantinë me të vegjëlit e tyre.

Megjithëse Amelinë e kemi parë shpesh në Instagram, Miriami dhe Albani kanë vendosur të tregohen më diskretë me të birin, të cilin jemi të gjithë kuriozë ta shohim.

Megjithatë, nuk mungojnë videot apo pozat e ëmbla ku çifti e fsheh portretin e të voglit.

Sot, Miriami ka ndarë në InstaStory një video shumë të ëmbël me Duam, ku fshaqet duke i përkëdhelur dorën të birit i cili qëndron i shtrirë pranë së ëmës.

Krahas videos, këngëtarja ka vendosur figurën e një globi në formën e zemrës, duke lënë të kuptohet se i biri është e gjithë bota e saj.