Habit Leart Vasili: Mos u tërboni për Notis kur vetë shqiptarët janë pjesë e “Agimit të Artë” – AlpeGossip
Habit Leart Vasili: Mos u tërboni për Notis kur vetë shqiptarët janë pjesë e “Agimit të Artë”

Habit Leart Vasili: Mos u tërboni për Notis kur vetë shqiptarët janë pjesë e “Agimit të Artë”

Ardhja e Notis Sfakianakis në Shqipëri është shoqëruar me një debat të ashpër në vendin tonë dhe kjo pasi këngëtari grekë është një mbështetës i partisë nacionaliste greke’ Agimi i Artë’ dhe më parë ka bërë thirrje kundër shqiptarëve.

Kjo temë u hap sot edhe në emisionin ‘Zonë e lirë’ ku Arian Çani ishte të ftuar në studio aktorin dhe regjisorin Leart Vasilin, i cili ka jetuar në Greqi për 20 vjet.

Gazetari i ka bërë pyetje Leartit se përse u tërbuan shqiptarët me ardhjen e Sfakianakis në Shqipëri dhe përgjigja e tij i ka shokuar të gjithë.

“Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë”, është shprehur Laerti, duke habitur gazetarin dhe publikun me deklaratë e tij.