ARBANA FESTON DITËLINDJEN/ Xhemi e uron me FOTOT qesharake dhe i bën urimin e veçantë (VIDEO) – AlpeGossip
ARBANA FESTON DITËLINDJEN/ Xhemi e uron me FOTOT qesharake dhe i bën urimin e veçantë (VIDEO)

ARBANA FESTON DITËLINDJEN/ Xhemi e uron me FOTOT qesharake dhe i bën urimin e veçantë (VIDEO)

Moderatorja Arbana Osmani feston sot 38-vjetorin e saj të lindjes dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një super urim nga mikesha e saj më e mirë, Xhemi Shehu.

Megjithëse Xhemi s’e publikoi në rrjete sociale, Arbana zgjodhi ta ndante me ndjekësit urimin epik të shoqes së saj të ngushtë, që kishte mbledhur të gjitha fotot që Arbana i kishte dërguar në Whatsapp.

Xhemi na ka shkrirë së qeshuri me pozat që kishte zgjedhur për Arbanën, duke i shoqëruar gjithashtu me komentet e saj.

Në fund të videos, moderatorja sigurisht që i thotë Arbanës që e ka shumë xhan dhe ia bën zemrën mal me këtë urim kaq funny dhe të pazakontë.

VIDEO

Në të njëjtën ditë me Arbanën, sot feston ditëlindjen edhe partneri i saj Eduart Grishaj. Ndaj moderatorja zgjodhi një foto të rrallë të tyren duke u puthur në buzë, teksa e uroi regjisorin me fjalë të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“