INSPIRIM/ 7 ikonat e modës dhe stilet me të cilat ato “na bekuan” dhe ne ende i ndjekim sot (FOTO) – AlpeGossip
INSPIRIM/ 7 ikonat e modës dhe stilet me të cilat ato “na bekuan” dhe ne ende i ndjekim sot (FOTO)

INSPIRIM/ 7 ikonat e modës dhe stilet me të cilat ato “na bekuan” dhe ne ende i ndjekim sot (FOTO)

Industria e modës vazhdon që çdo sezon të prezantojë stile dhe trende të reja, por ajo nuk do të ishte këtu ku është sot pa ndihmën e ikonave më me ndikim të modës. Ikonat e modës kanë qënë ndër vite inspirim për stilin, veshjet, ngjyrat dhe format. Stilistër dhe shtëpitë më të mëdhenj të modës gjatë gjithë kohës frymëzohen dhe kthejnë kokën pas tek ikonat e modës për të marr grimcat e duhura dhe për t’i bërë pjesë të koleksioneve të tyre të reja.

“Moda kalon, stili mbetet”, është kjo shprehja e famshme e Coco Chanel dhe me të drjetë qëndron ende sot. Le të njihemi me 7 ikonat e modës qe dhe stilet me të cilat ato ‘’na bekuan’’, që ne ende i ndjekim sot.

1.Audrey Hepburn
Disa mund t’a argumentojnë faktin se Audrey Hepburn është arsyeja për fiksimin e modës me veshjen e vogël të zezë. Look-u i saj klasik Holly Golightly nga “Breakfast at Tiffany’s” është një nga fotografitë më ikonike të “Hollywood-it të Vjetër”. Fustani thjeshtë Givenchy, gjerdani me vargje perlash, syzet e diellit të bardha e të mëdha, vëthët diamant dhe pipëza e gjatë e cigares do të njihen gjithmonë si look-u Audrey Hepburn!

audrey3.jpg

audrey2.jpg

2. Elizabeth Taylor
Ndjenja e modës së Elizabeth Taylor mund të përshkruhet vetëm si “e patrembur”. Ajo dha një aluzion të magjepsjes kudo që shkonte me jakat e saj të tërhequra për poshtë, peliçet dhe aksesorët që vendoste në kokë të cilët edhe sot do të konsideroheshin mbi të zakonshmen. Megjithatë, dashuria e Elizabeth Taylor për shkëlqimin vërehej gjithmonë. Impakti i saj në industrinë e modës është ende i dukshëm.

elizxabeth.jpg

elizabeth2.jpg

3. Grace Kelly
Stili klasik dhe i sofistikuar i Grace Kelly ishte gjithmonë pa asnjë cen. Veshjet e saj femërore ikonike dhe kompletet e saj artizanale e bënë atë një nga ikonat më me ndikim të kohës së saj. Në fakt, Hermes riemërtoi një nga çantat e veta “The Kelly Bag”, pasi aktorja ishte parë me një të tillë shpesh.

grace3.jpg

grace2.jpg

4.Jackie Kennedy
Jackie Kennedy kapi vëmendjen e publikut me stilin e saj shumë shik por në të njejtën kohë shumë të thjeshtë. Nga kostumet klasike të Chanel te kapelet e vogla Halston, ajo reformoi sensin e modës konservative dhe la pas një trashëgimi me shumë vlerë.

jackie.jpg

jackiee.png

 

5.Katharine Hepburn
Katharine Hepburn ishte një ndër aktoret më të idealizuara të brezit të saj. Në ekran, Katharine kishte stilin e saj, i cili personifikonte look-un amerikan të kohës, ndërkohë që jashtë televizionit gardaroba e saj favorizonte veshjet sportive. Gjithsesi, kostumet që ajo vishte në ekran, janë ato që shndërruan look-un Hepburn në atë që është sot.

katharine.jpg

katharine2.jpg

 

6.Madonna
Madonna është diva pop e modës së vjetër. Megjithëse në fillimet e saj në vitet 80’ kishte një stil djaloshar, shumë shpejtë ajo evoloi në një nga gurutë më influences në botën e modës. Në fakt, koncertet nuk do ishin aq magjepsëse po të mos ishte për zgjedhjet e Madonnës në skenë, të cilat ndryshuan mënyrën se si njerëzit i shohin artistët.

madonna1.jpg

madonna.jpg

 

7.Marilyn Monroe
Marilyn Monroe prezantoi sex appeal-in në industrinë e modës. Nga bikinit me bel të lartë e deri te pamja e saj klasike në The Seven Year Itch, Marilyn shtroi rrugën e saj në Hollywood-in mbushur me trende luksoze dhe krijoi një trashëgimi e cila vazhdon të jetë prezente në mënyrë të vazhdueshme.

mari5.jpg

mari1.jpg