“Më mungon aroma jote”, këngëtarja shqiptare hedh foton me shtratin bosh, habit ndjekësit – AlpeGossip
“Më mungon aroma jote”, këngëtarja shqiptare hedh foton me shtratin bosh, habit ndjekësit

“Më mungon aroma jote”, këngëtarja shqiptare hedh foton me shtratin bosh, habit ndjekësit

 

Jeta e saj private ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave e sidomos kohët e fundit kur Fjolla Morina si rrallëherë, ka bërë postime e dedikime për të dashurin.

Vetëm pak kohë më parë ajo postoi një foto ku shihej me partnerin, por pa i zbuluar fytyrën e duke e shtuar akoma më shumë kuriozitetin.

Ndërsa sot këngëtarja me anë të një fotoje tjetër ka zbuluar se partnerin gjatë kësaj kohe nuk e ka pranë dhe se po i mungon.

“Më mungon aroma jote”, shkruan Fjolla në foton e postuar në Instastory ku shihet shtrati dhe data në të cilën është bërë kjo foto, pra në prill të vitit të kaluar.

Kujtojmë që pak ditë më parë Fjolla i bëri një tjetër dedikim të dashurit duke i shkruar: “Nëse më duhet që të zgjedh midis teje dhe frymëmarrjes, unë do të shfrytëzoja frymëmarrjen time të fundit të të thoja TË DUA!”.