Më ka marrë malli për The Dreams-at, Ritmin e Rrugës, 2 Farm, ADX… Nostalgjia me muzikën që nuk kthehet më! – AlpeGossip
Më ka marrë malli për The Dreams-at, Ritmin e Rrugës, 2 Farm, ADX… Nostalgjia me muzikën që nuk kthehet më!

Më ka marrë malli për The Dreams-at, Ritmin e Rrugës, 2 Farm, ADX… Nostalgjia me muzikën që nuk kthehet më!

Shumë prej nesh kujtojmë me nostalgji muzikën e para disa viteve, kohët kur qeshnim me lot e qanim me baladat e grupeve të njohura si Ritmi i Rrugës, West Side Family, ADX, 2 Farm e të tjerë. Na ndodh shpesh të themi më vete: Si ajo muzikë nuk bëhet më, s’ka më këngë si të atyre kohëve dhe keq na vjen ta pranojmë edhe publikisht se më parë ka qenë kohë tjetër vërtetë. Këngët mbijetonin, këndoheshin kudo e madje edhe pasi vitet kalonin.

Në një kohë që na kanë “pushtuar” Noizy, Ledri, Getoari e gjithë shokët e tyre na vijnë ndërmend çunat e viteve 2000. Absolutisht nuk kemi asgjë me reperat aktualë dhe këngët e tyre, ama le ta themi hapur koha e The Dreams-ave me shokë zë gjithnjë një vend të veçantë në playlistën tonë të preferuar, nostalgjinë tonë. Shumë prej këtyre zërave i kemi ende aktivë në muzikën shqiptare, e që vazhdojnë bëjnë këngë të bukura ama në kohën e grupeve kanë qenë të preferuarit e masës. Krahasuar me grupet që sot ka në muzikën shqiptare këta kanë prodhuar shumë më shumë hite, pavarësisht se muzika ka evoluar. Le të kujtojmë pak disa nga këngët e grupeve më të njohura shqiptare./Blitz.al/

The Dreams: Dedikuar nënës

Ritmi i Rrugës: Ushtari i rrugës

ADX: Mesnata

Etnon: Albanian

Tingulli Trent : Llokum me arra

2 Die 4 : Më pëlqen

2 Farm: Të etur