Kur ndjekësit nuk të lënë aspak “intimitet”. Këngëtari i famshëm fotografohet teksa po urinon, fotoja bën xhiron e rrjetit… – AlpeGossip
Kur ndjekësit nuk të lënë aspak “intimitet”. Këngëtari i famshëm fotografohet teksa po urinon, fotoja bën xhiron e rrjetit…

Kur ndjekësit nuk të lënë aspak “intimitet”. Këngëtari i famshëm fotografohet teksa po urinon, fotoja bën xhiron e rrjetit…

Këngëtari i njohur italian nga Bologna, Gianni Morandi ka përjetuar një situatë paksa të sikletshme. Çdo gjë ka ndodhur në një “Autogrill”, ku një fanse e ka thirrur atë me të madhe ndërkohë që këngëtari po urinonte. Ajo i ka shkrepur një foto e cila ka bërë xhiron e rrejtit, duke marrë edhe komente të shumta.

Gianni është vetë shumë aktiv në “Facebook” dhe nuk ka mundur ta shmangë këtë ngjarje. Ai për të ç’dramatizuar situatën e ka treguar vetë historinë nëpërmjet një statusi, ku shkruan:

“Kjo foto po qarkullon në internet. Disa ditë më parë në tualetin e një Autogrilli dikush më thirri: Gianni! Unë u ktheva dhe pashë një grua rreth të 40-tave që mbante një celular në dorë. Të them të drejtën unë e shava dhe Luisa një fanse pak e bezdisshme e ka postuar foton në Facebook, duke ngjallur komente të të gjitha llojeve. Në fillim u mërzita, pastaj e mora me të qeshur sepse ka gjëra më të rëndësishme në jetë për t’u marrë seriozisht dhe për të vrarë mendjen.”- ka përfunduar postimin e tij këngëtari i njohur.