E NGACMOJNË DJEMTË E RINJ/ Ja përgjigja që ka Albëria Hadergjonaj për ta – AlpeGossip
E NGACMOJNË DJEMTË E RINJ/ Ja përgjigja që ka Albëria Hadergjonaj për ta

E NGACMOJNË DJEMTË E RINJ/ Ja përgjigja që ka Albëria Hadergjonaj për ta

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Leje leje”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, teksa vetëm pak ditë më parë, Hadërgjonaj ishte e ftuar edhe në emisionin “Xing” me Ermalin.

Këngëtarja nga Deçani ka rrëfyer shumë ngjarje interesante nga jeta e saj, duke i trajtuar shumicën prej tyre me satirë.

E pyetur nëse e ngacmojnë djemtë e ri, Hadërgjonaj tha se ka pasur raste të tilla, teksa në momentin kur ka ndodhur kjo, ajo i është përgjigjur thjeshtë: “Çfarë të bëjë halla me ty”.

Në këto momente publiku ka filluar të qeshë me të madhe, teksa nuk është përmbajtur as vet moderatori Mamaqi. Tutje, Hadërgjonaj tregoi se nuk e ka fare kompleks që njerëzit e kritikojnë për faktin se vazhdon të shfaqet atraktive dhe provokuese edhe në këtë moshë.

Përkundrazi, ajo tha se do vazhdojë të sfidojë vitet duke jetuar jetën e saj ashtu siç ajo do.