“MË THERI SAPO E DËGJOVA”/ Denisa Gjezo: Fifi apo Eneda?! Ja cila meritonte fitoren në “Kënga Magjike”… – AlpeGossip
“MË THERI SAPO E DËGJOVA”/ Denisa Gjezo: Fifi apo Eneda?! Ja cila meritonte fitoren në “Kënga Magjike”…

“MË THERI SAPO E DËGJOVA”/ Denisa Gjezo: Fifi apo Eneda?! Ja cila meritonte fitoren në “Kënga Magjike”…

Si një këngëtare e muzikës ‘live’ prej vitesh, Denisa Gjezo është një nga ato artiste e cila i ka dhënë shumë artit shqiptar. Vetë ka zgjedhur të jetë pak herë pjesëmarrëse në kompeticionet muzikore, por magjinë e skenave të mëdha të muzikës shqiptare e ka provuar duke sjellë këngë që kanë mbetur në memorien e publikut.

E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka komentuar edhe ‘zhurmën’ që solli shpallja e Eneda Tarifës fituese e ‘Kënga Magjike 2019’, duke lënë pas Fifin, e cila me këngën e saj ‘MAROVA’, zuri vendin e dytë në këtë festival.

Denisa shprehet se e ka të vëshirë të bëjë një diferencë të qartë mes këngëtareve, por shton se këngën e Eneda Tarifës, ‘MA ZGJAT DORËN’, e ka pëlqyer që në momentin e parë që e ka dëgjuar.

 

Fifi është goxha e talentuar, goxha e mirë në muzikën dhe tekstet që bën, mua më ka bërë 2 tekste, kishte një këngë për publikun, por që kur kam dëgjuar këngën e Enedës më theri, dhe thashë ‘Kjo është këngë fituese’, dhe kjo këngë e meritonte të ishte fituese, por edhe Fifi mori votat e publikut, nuk mund ta hedh poshtë ishte shumë e bukur.”, thotë në “Rreze Dielli” këngëtarja.

 

Denisa Gjezo thotë se vetë ka vendosur të qëndrojë larg ‘zhurmave mediatike’ dhe thashethemeve rozë, duke preferuar ta mbajë larg mediave jetën personale.