TË JETË PËR ROMEON? Tatuazhi i veçantë në trupin e Aleksias, që të gjithë thonë se i dedikohet aktorit – AlpeGossip
TË JETË PËR ROMEON? Tatuazhi i veçantë në trupin e Aleksias, që të gjithë thonë se i dedikohet aktorit

TË JETË PËR ROMEON? Tatuazhi i veçantë në trupin e Aleksias, që të gjithë thonë se i dedikohet aktorit

Romeo Veshaj ka nisur prej disa muajsh një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit. Përmes postimeve në rrjete sociale “Iconstyle.al” ra në gjurmët e dyshes, që për gjithë këto kohë e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë.

Romeo dhe Aleksia postuan më herët në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë. Më pas u vu re se vetë Aleksia kishte ndarë në rrjete sociale foto në makinë, ku mund të dallohej farë lehtë edhe Romeo.

Më herët, “iconstyle.al” ka mësuar nga disa burime se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi. Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë.

Mirëpo, “Iconstyle.al” ka vënë re sot një detaj të veçantë të tatuazhit në këmbën e Aleksias, të cilin ajo e ka publikuar në InstaStory.

Tatuazhi i saj ka shkronjën “R” dhe me siguri i dedikohet partnerit të zemrës, Romeos. Të paktën kështu mendojnë edhe fansat e çiftit.

Po juve si ju duket? Dedikim për Romeon është shkronja “R” në këmbën e saj?