NGA PERIMET TEK…/ Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë gratë shtatzëna për të lindur një fëmijë të shëndetshëm – AlpeGossip
NGA PERIMET TEK…/ Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë gratë shtatzëna për të lindur një fëmijë të shëndetshëm

NGA PERIMET TEK…/ Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë gratë shtatzëna për të lindur një fëmijë të shëndetshëm

Një nga problemet e shumë femrave gjatë shtatzënisë është ushqimi. Përveç nepseve të çuditshme që gjithsecila mund të ketë, trupi gjatë kësaj kohe duhet të marri proteina, vitamina dhe minerale.

Por çfarë duhet të hajë një femër gjatë shtatzënisë së saj? BrightSide ka bërë një listë të ushqimeve që duhet të konsumohen nga femrat gjatë 12 javëve të shtatzënisë që fëmija të lindë i shëndetshëm.

Hidhini një sy!

3 javët e para

Në 3 javët e para të shtatzënisë, ajo që hani shërben si rezervë ushqimore për ju dhe fëmijën tuaj.

Ushqimet e pasura me acid folik janë një nga gjërat e domosdoshme për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës së fëmijës. Gjithashtu duhet të konsumoni perime pasi ato i japin trupit tuaj magnez.

javet_e_para.jpg

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë 3 javët e para:

-Zarzavatet

-Brokoli

-Vezët

-Bishtajoret

 

Nga java e 4 deri në javën e 12:

Rreth javës së 6 të shtatzënisë nis të formohet zemra e bebit, prandaj ju duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur.

java_412.jpg

Ju duhet të konsumoni:

-Qumësht, djathë, kos

-Ushqime deti

-Vezë

-Mish të kuq

Deri në fund të tremujorit të parë, truri i foshnjës fillon të zhvillohet më shpejt se çdo pjesë tjetër e trupit. Prandaj ushqimi që do të konsumoni në fund të tremujorit duhet të jenë të pasura me acid yndyror omega-3.

dha.jpg

Nga java e 13 deri në javën e 28 trupi i foshnjës zhvillohet me shpejtësi, prandaj ju keni nevojë për shumë lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në shëndetin e foshnjës.

java_13.jpg

Për sytë, konsumoni:

-Karota

-Spinaq

-Patate të ëmbël

-Peshq të vegjël (sardele, të freskëta jo të konservuara)

Ushqime që përmbajnë kalcium për forcimin e kockave:

-Qumësht

-Kos

-Djathë

-Mish të bardhë

Ushqime që përmbajnë zink për të ndihmuar në krijimin e ADN-së së foshnjes:

-Mish i kuq

-Fruta deti

-Bishtajore

-Fruta të thata

-Drithëra

Ndërkohë që filloni t’i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj. Ju duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminën K, kalcium, magnez dhe selen, të cilën e gjeni tek veza dhe orizi kaf.

javet_e_fundit.jpg

 

Pasi ka ardhur në jetë fëmija juaj, është prapë shumë e rëndësishme ti kushtoni rëndësi ushqimit tuaj.

Ajo që ju do të konsumoni pas lindjes do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit.

Ju duhet sërish të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur si dhe ushqime që ju japin kalori.

pas_shtazenis.jpg