REFUZOI DY FTESA PËR TE BIG BROTHER VIP/ Zhaklin Lekatari zbulon se para 10 vitesh ka bërë audicion për të qenë pjesë e… – AlpeGossip
REFUZOI DY FTESA PËR TE BIG BROTHER VIP/ Zhaklin Lekatari zbulon se para 10 vitesh ka bërë audicion për të qenë pjesë e…

REFUZOI DY FTESA PËR TE BIG BROTHER VIP/ Zhaklin Lekatari zbulon se para 10 vitesh ka bërë audicion për të qenë pjesë e…

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel.

Gjatë kësaj interviste, gazetarja e njohur zbuloi se para 10 vitesh ka bërë një audicion për të qenë pjesë e reality show-t “Big Brother”. Ajo tregoi se e ka fituar atë, por nuk shkoi më pas.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse u pendua, Zhaklina tha ‘jo’, por që kishte vendosur për diçka tjetër.

Më pas moderatori Eni Shehu i kujtoi ftesën që i është bërë për të qenë pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Këtu Lekatari u shpreh se “edhe për BB VIP 2 më kanë bërë një ftesë që të isha banore, por nuk e kam pranuar”.

“Jam një njeri i lirë. Ti Eni më njeh mirë, njihemi prej vitesh. E gjithë ato korniza, gjithë ato strukturime, nuk janë të përshtatshme për mua. Unë kam qejf t’a them mendimin tim, të jem e lirë fizikisht, mendërisht e emocionalisht. Big Brother brenda shtëpisë nuk është formati i përshtatshëm për mua. Si opinioniste e kam gjetur veten shumë mirë. Eksperiencë e vështirë, por më ka bërë mirë. Më ka rritur si profesionalisht edhe nga ana njerëzore”, tha gazetarja e njohur.