ME FAKTE/ Jo vetëm i shëndetshëm por kosi zgjon dëshirat seksuale (FOTO) – AlpeGossip
ME FAKTE/ Jo vetëm i shëndetshëm por kosi zgjon dëshirat seksuale (FOTO)

ME FAKTE/ Jo vetëm i shëndetshëm por kosi zgjon dëshirat seksuale (FOTO)

Një studim amerikan ka treguar se kosi është i mirë për libidon e meshkujve. Kërkimi shkencor kishte si qëllim që të shihte nëse kosi ishte efektiv për humbjen në peshë të personave të moshuar.

Por rezultati i dha drejtim tjetër studimit, pasi u vu re se jo vetëm ndihmonte në rënien në peshë, por ndikonte edhe në dëshirën seksuale. Studimi u realizua mbi 40 minj meshkuj dhe 40 femra dhe ajo që habiti studiuesit ishte shtimi i dëshirës seksuale tek minjtë pasi mbanin një dietë me kos.

Brejtësit që u ushqyen me kos patën një zhvillim më të madh të organeve gjenitale dhe më shumë besim në aftësitë seksuale.
Sipas autorëve të studimit, kjo mund të jetë nga fakti se kosi ndihmon në tretje dhe kjo ndikon në shëndetin e përgjithshëm.