Pak ditë më parë djali i Ingrit Gjonit festoi ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë vogëlushi mori plot dhurata, nga Ingriti e të afërmit, por edhe nga personazhe të njohur.
Mirëpo ndonëse kanë kaluar ditë që nga ditëlindja e Paridit, Ingriti nuk ndalet duke i bërë dhurata.
Ditën e sotme këngëtarja e ka surprizuar djalin me një makinë të vogël portokalli.
Paridi është mahnitur me dhuratën dhe menjëherë ka nisur të luajë me të siç shihet në videon e mëposhtme.