Moderatorja shqiptare zbulon 10 sekrete dhe na besoni ose jo, nuk di të lidhë as këpucët! – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare zbulon 10 sekrete dhe na besoni ose jo, nuk di të lidhë as këpucët!

Moderatorja shqiptare zbulon 10 sekrete dhe na besoni ose jo, nuk di të lidhë as këpucët!

Një nga moderatoret më simpatike të ekranit, Fatma Methasani, ka zbuluar 10 të pathëna për jetën e saj.

Duke folur për revistën “Who”, Fatma tregoi si rrallëherë disa sekrete që jo vetëm nuk i dinim, por as na kishin shkuar në mendje.

Njëri prej tyre që na habiti së tepërmi ishte se Fatma nuk dinte të lidhte lidhëset e këpucëve. Nuk e dimë si ia del, pasi ajo vesh gjithnjë atlete me lidhëse. Gjithsesi, nëse kjo ju duket e çuditshme, prisni se ka akoma:

1-Nuk jetoj dot pa byrek dhe gjumë.

2-Kam një tattoo që 18 vjeç dhe këtë nuk e di askush.

3-E urrej trafikun e Tiranës dhe shiun.

4-Shkoj kudo me vonesë gjithmonë.

5-Kam luajtur shumë volejboll dhe pse nuk u zgjata kurrë.

6-Nuk di të lidh këpucët.

7-Lexoj shumë libra dhe koleksionoj shprehjet e bukura në një bllok shënimesh.

8-Grisja vetë xhinset në gjimnaz.

9-Askush nuk e di që unë po ushtroj kick box.

10- Nuk shoh kurrë filma horror dhe qaj me filmat vizatimorë.